Video/ Joe Biden bën thirrje për mbajtjen e maskave, por në Texas nuk është më me detyrim

Gati në gjysmën e 100 ditëve të tij të para, Presidenti Joe Biden ende nuk ka mbajtur personalisht një konferencë shtypi, duke e bërë presidentin amerikan që po pret më shumë. Megjithatë ai shfaqet në media, edhe në rrjetet e tij sociale, edhe pse ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump që postonte thuajse çdo orë në rrjetet sociale.
Së fundmi Joe Biden shfaqet në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke apeluar për respektimin e masave anti- Covid. Me tre fjali, Joe Biden është tepër i qartë për amerikanët në këtë situatë pandemie:
Vazhdo mbaj maskën, ruaj distancën dhe laj duart, thotë ai në videon që ka postuar, ndërsa shkruan: Veprimet tuaja mund të shpëtojnë jetë dhe të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.
Megjithatë, në komente ka amerikanë të cilët thonë se këtë Joe Biden duhet tua thotë banorëve të Texasit, të cilët nuk e kanë më me detyrim mbajtjen e maskës, por vetëm në disa vende kërkohet.
Guvernatori i Texasit Greg Abbott njoftoi të martën se vendi do të rihapte bizneset 100% në 10 Mars. Për më tepër, ai tha që maskat nuk do të ishin me detyrim.
Por ka ende disa vende ku maska kërkohet nga ligji federal.
-Në ndërtesat federale dhe në tokën federale.
-Transporti publik
-Disa shkolla
-Biznese private
*Tiranapost.al.