Politikë

Video/ Erdogan këndon para turmës në Stamboll pas fitores: Bye, bye Kemal!

Video/ Erdogan këndon para turmës në Stamboll pas fitores: Bye,

Rexhep Tajip Erdogan falënderoi duke kënduar mbështetësit e tij pas fitores së mandatit të tretë.

“Ne jemi të dashuruar me Stambollin, sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe. Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu.Kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dua të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na bëri të përjetojmë një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që edhe një herë na besoi përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për pesë vitet e ardhshme”, tha Erdogan.