Politikë

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë që kanë nisur fushatën zgjedhore

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

‘Nga e premtja, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat’! Kjo është një nga masat e reja të njoftuara sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kjo përkon me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ku sot kapi shifrën e 694 rasteve të reja.

Me këtë vendim Komiteti Teknik i Ekspertëve jep edhe një mesazh për partitë në vend, PS, PD dhe LSI që kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, që të mos mendojnë për politikën kur vjen fjala tek shëndeti dhe të mos grumbullojnë qytetarët që i mbështesin për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi ka kryer takime ku vetë është shfaqur pa maskë duke bërë rezistencë ndaj rregullave dhe besimit se Covid nuk ekziston.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

Kreu i PD-së ka zhvilluar takime gjithashtu, teksa bën akuza ndaj qeverisë dhe përsërit planin e tij me pika, ku fotot me maskën poshtë hundës janë komentuar edhe nga kundërshtarët e tij.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

Apo kryeministri Rama me konferencat dhe takimet ku herë flet me maskë dhe herë e heq për ta vendosur sërish.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

Presidenti Ilir Meta së fundmi u ndërgjegjësua duke vendosur maskën, në konferencën e fundit për shtyp, në sallën presidenciale në ambient të mbyllur.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve sot si mesazh për partitë

*Artikulli nga Tiranapost.al.