Politikë

Veliaj sqaron pse personazhet publik po i bashkohen PS

Veliaj sqaron pse personazhet publik po i bashkohen PS

Shumë personalitete të njohur në fushën e artit por jo vetëm i janë bashkuar së fundmi PS duke dalë në krah të Erion Veliajt dhe shprehur hapur mbështetjen për një mandat të tretë qeverisës. Nga Ndroqi ku zhvilloi një takim me asamblenë socialiste të kësaj zone, Veliaj theksoi se kjo është mëse normale që edhe VIP-at të kenë opinion pasi jetojnë në këtë vend. Si shembull kryebashkiaku Veliaj solli dhe shembullin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Swift e cila shprehu mbështetjen për Joe Biden.

Veliaj sqaron pse personazhet publik po i bashkohen PS

“E tha dikush e ç’janë gjithë këto VIP-a që sjell Lali Eri, gjithë këto, këngëtarë e këto. Po mir mo se po shihja lajmit tani, për ju që jeni çuna dhe goca të reja. Taylor Swift, artistja më e pasur në botë, s’ka pikë nevoje për politikën, dhe doli dhe tha: - Unë do votoj për Joe Biden.

Veliaj sqaron pse personazhet publik po i bashkohen PS

Pse sepse do jetoj në Amerikë, jeta ime është serioze pavarësisht se i kam të gjithë gjërat e rregulluara. Unë kam opinion. Ore fakti që jam VIP dhe jam i famshëm s’do të thotë që skam opinion, s’do të thotë që nuk arsyetoj, s’do të thotë që nuk marr vendim, s’do të thotë s’më punon logjika. Kështu që patjetër mo dhe VIP-a të njohur dhe artistë dhe sportistë. Çdo njeri mo , edhe një, edhe një, kështu bëhet familja e madhe”, tha Veliaj.

Veliaj sqaron pse personazhet publik po i bashkohen PS