Politikë

Veliaj: Nuk është koha për të ndenjur, por për të votuar PS. Më mirë të shkërmoqet LSI-ja sesa të digjet Shqipëria!

Veliaj: Nuk është koha për të ndenjur, por për të

Pak para nisjes së mitingut përmbyllës së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë për News 24, tha se vota më 25 Prill është shumë e rëndësishme. Ai theksoi se është më mirë të shkërmoqet LSI-ja se sa të digjet Shqipëria.

“Nuk është koha për mëri, nuk është koha për të qenë cinikë, nuk është koha për të ndenjur e për t’u bërë snob e për të thënë “unë jam gri”. Nuk ka gri, këtu gjërat janë bardh e zi. Këtu ka nga ata që duan të punojnë dhe ata që flenë, ata që duan që njerëzit t’i bashkojnë dhe ata që mbjellin dhunë dhe përçarje non-stop, ata që ndërtojnë aeroporte dhe ata që bllokojnë kullën e Rinasit nga ku vijnë vaksinat. Ka nga ata që i zgjidhin gjërat me armë dhe ata si ne që i zgjidhin gjërat me votë. Të gjithë qytetarët, që në vend të patllakes kanë të drejtën e votës, duhet të jenë si një cunam civilizimi e qytetarie, erë Europe në Tiranë, duhet votojnë Edi Ramën dhe PS. Për të gjitha këto arsye, më mirë të shkërmoqet LSI-ja, sesa të digjet Shqipëria”, sqaroi Veliaj.

Veliaj: Nuk është koha për të ndenjur, por për të

*Tiranapost.al.