Politikë

Veliaj nga Bërxulla: Provojeni fuqinë e votës, kur ia besoni dikujt që punon! Ylli: Humba nënën nga mungesa e një vaksine, sot po ua japim të gjithëve

Veliaj nga Bërxulla: Provojeni fuqinë e votës, kur ia besoni

Nga Bërxulla, Erion Veliaj, së bashku me kandidatin për deputet Fidel Ylli kanë kërkuar që Vora të bëjë përmbysjen e madhe dhe Partia Socialiste të dalë forcë e parë edhe në këtë zonë të njohur si bastion i djathtë.


“Ka ardhur koha për ndryshim ne Vore, për të thënë “ta provoj njëherë se çfarë fuqie ka kur ia beson punën dikujt që punon”. Dy janë mundësitë, ose i mbajmë hatrin “gjyshit dhe gjyshes”, ose do punojmë për fëmijët tanë që ta kenë vendin pak më të mirë, ta ketë jetën pak më të lehtë dhe të kenë më shumë dinjitet. Nëse mendojmë përpara dhe jo mbrapa, nëse mendojmë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, nëse mendojmë si t’i bëjmë gjërat me dashuri dhe jo me inat, nëse mendojmë si të bashkohemi, jo të përçahemi, nëse mendojmë si të punojmë dhe jo si të flemë gjumë, nëse mendojmë si do zhvillohemi dhe jo si do vëmë stërkëmbësha, unë besoj që edhe në Bërxullë do marrim vendimin e duhur dhe vendimi i duhur e rruga e duhur është numri 12,” u shpreh Veliaj.


Deputeti Fidel Ylli përmendi tërmetin dhe pandeminë si dy prej shtyllave të programit të socialistëve.
“Partia Socialiste program të saj ka vazhdimin e reformave dhe nuk kemi as kohë për të humbur, as për pushim. Në muajin nëntor pata dhe unë një fatkeqësi në shtëpi. Humba nënën time. Nuk pata mundësi t’i bëja vaksinën. Tashmë po iu japim mundësi nënave dhe pensionistëve të tjerë që të kenë jetë akoma më të gjatë, sepse jeta është e para,” deklaroi deputeti socialist.