Politikë

Veliaj: Luli aq e kishte takatin të mbante fytyrën e djalit perëndimor, në fund doli e vërteta që komandohet nga Saliu dhe Iliri

Veliaj: Luli aq e kishte takatin të mbante fytyrën e djalit

I ftuar në emisionin "7pa5" në Vizion Plus, kryetari i Bashkisë së Tiranës në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se 25 Prilli do jetë dita e gjykimit të Metës dhe Saliut. "Luli, se edhe pse u mundua të mbante fytyrën e djalit perëndimor, në fund do dilte e vërteta, se kush fshihet pas tij", tha ndër të tjera Veliaj.

"Pas fushatës së PD është Ilir Meta dhe Sali Berisha. Kanë probleme të rënda me drejtësinë, data 25 është vetëm një prej gjykimeve të tyre, është gjykimi i tyre politik pastaj do të nisin procese të tjera. Ata e dinë këtë, unë e di këtë, shumica e shqiptarëve e dinë këtë dhe për sa kohë që është kështu në panik e sipër po rikthejnë taktikat e viteve ’90. Pra Luli aq e kishte takatin ta mbante atë fytyrën e një djali perëndimorë sepse thelbi i tij nuk është i tij, thelbi i tij komandohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha me të njëjtin stil siç kanë mbajti peng dhe kanë përçarë Shqiptarët për 30 vjet", nënvizoi ai.