Politikë

Veliaj ironizon Kryemadhin: Një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë

Veliaj ironizon Kryemadhin: Një politikan thotë një idiotësi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar Monika Kryemadhin e cila deklaroi se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan, pa e ditur se është në Bashki tjetër.

Nga Dajti ku bashkë me kryeministrin inspektoi banesat e reja që janë rindërtuar, kryebashkiaku Veliaj theksoi se tek “Sami Frashëri” janë hedhur të gjithë pilotat dhe tani është gati të nisin dhe themelet për shkollën e re që do të ndërtohet po aty ku ka qenë e vjetra dhe dy herë më e madhe.

“Kryetar ne sa mbaruam të gjithë pilotat tek “Sami Frashëri”, kështu që tani fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur çik ata në Paskuqan se ishin mprehur se do t’u shkonte shkolla atje. Kështu që u desh të sqaronim se ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodh çdo javë. Ne patëm nga prindërit e “Sami Frashërit” një peticion që të mos shkojë shkolla në Paskuqan. Mund të them që një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë. Tani mbaruar pilotat, dhe me mbarimin e pilotave mbaroi edhe ajo varja te kangjellat e “Samiut” nga politikanët që t’i lënë të punojnë brigadierët. Dhe atë u them, në qoftë se ambicia është që të bëhet brigadier bashkie, ne kemi vend për punë, për këta deputetët. Fjala vjen kemi vend për inspektorë”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se do të fillojnë dhe punimet për shkollën e re “Lasgush Poradecin” në Kombinat.