Politikë

Urimet dhe dhuratat që i kanë nisur Ramës kundërshtarët për ditëlindje

Urimet dhe dhuratat që i kanë nisur Ramës kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen sot, ai mbush 57 vjeç. Ditëlindja e tij më 4 korrik përkon me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që feston 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Urimet në emër të kryeministrit kanë qenë të shumta, nga kolegë miq e të tjerë, ndërsa burime nga gazeta 'Koha Jonë' tregojnë se edhe kundërshtarët politikë e kanë uruar dhe madje i kanë dërguar dhurata.

Burime nga PD për 'Koha Jonë' kanë treguar se Lulzim Basha i ka nisur një buqetë kryeministrit.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një dhuratë me domethënie!? Stilolapsi që i ka dhuruar është komentuar si një nënkuptim që do të jetë ai presidenti që do e dekretojë në Shtator si kryeministër. Ilir Meta u shkarkuar nga Kuvendit dhe pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse shkeljet e pretenduara nga maxhoranca janë të bazuara.

Edi Rama përpos karrierës politike, ka qenë gazetar dhe bashkëpunëtor i 'Koha Jonë' në vitet 1992-1997.

Vërtetësia e këtij lajmi është e paprovuar. Burimi është gazeta Koha Jonë.

*Tiranapost.al.