Politikë

U kap me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, juristi: I mora borxh për arsye familjare, jo për blerje votash

U kap me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, juristi: I

Shumën e parave prej 5 milionë lekësh mi ka dhënë borxh një i afërm nga Durrësi për arsye familjare’. Këtë ka deklaruar juristi i Bashkisë Bulqizë Denis Gjoli në polici, pasi dje u kap me shumën e parave në makinë në Maqellarë. PD pretendon se paratë ishin për t'u shpërndarë për blerje votash në favor të PS.

Sipas burimeve nga policia e Dibrës, deklarimet e Denis Gjolit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi, i cili ka pohuar se ia ka dhënë shumën e parave hua për arsye familjare.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në Maqellarë të Dibrës. PD ndaloi makinën dhe pas kontrollit u zbuluan 5 milionë lekë.

U kap me 5 mln lekë në makinë në Maqellarë, juristi: I

Policia ka ndaluar disa persona, ndërsa aktualisht ndodhen në komisarian juristi i Bashkisë së Bulqizës dhe një tjetër person.

PD ka ngritur një strukturë për mbrojtjen e votës në qarqet e vendit, dhe një ndalim thuajse i ngjashëm në Elbasan solli përplasje me armë dhe çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Në strukturat e PD për mbrojtjen e votës janë ish oficerë. Kryeministri Rama e ka quajtur të papranueshme ngritjen e një strukture të tillë me persona të armatosur që ndalojnë makina dhe njerëz në rrugë: Paramilitarë, i ka quajtur ai.

*Tiranapost.al.