Politikë

Nga emigracioni në listat e PS, Bora, Briseida dhe Lavdrimi

Nga emigracioni në listat e PS, Bora, Briseida dhe Lavdrimi

Pas prezantimit të Lavdrim Krashit, emigrantit nga Britania i cili do të kandidojë në qarkun e Dibrës, në prezantimin e programit të PS për emigracionin, u shfaqën dhe dy vajza të tjera.

Ato janë Briseida Gjoza, dhe Bora të cilat janë propozuar si kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit. Të dyja janë nga Elbasani dhe jetojnë prej vitesh larg Shqipërisë.

Briseida Gjoza ka studiuar në SHBA, diplomuar në administrim Biznesi. U rikthye pas 10 vitesh në Shqipëri.

Nga emigracioni në listat e PS, Bora, Briseida dhe Lavdrimi

Bora ka studiuar në Kembrixh, shkoi në Britani në moshën 17 vjeçare. Fitoi bursë në London School of Economics.

Nga emigracioni në listat e PS, Bora, Briseida dhe Lavdrimi

Kryeministri Rama tregoi se Briseida Gjoza do të jetë në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit, ndërsa Bora do të kandidojë në Tiranë.

Kryeministri Rama në këto zgjedhje ka vendosur të përfshijë emra të rinj në politikë, por edhe përfaqësues dhe personazhe të njohur, si doktoreshë Najada Çomo dhe profesoresha e inxhinierisë Luljeta Bozo.

*Tiranapost.al.