Politikë

Trashet replika me kryeministrin, zëdhënësi i Metës: Buburrec trendy reflekto se përndryshe as pampersat s’të bëjnë derman

Trashet replika me kryeministrin, zëdhënësi i Metës:

Trashen replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidencës. Pas reagimit të kryeministrit i cili ironizoi presidentin Ilir Meta duke e quajtur thjesht komandant i LSI, duke i kujtuar Kushtetutën, ka ardhur reagimi i Presidencës.

Përmes një postimi në “Facebook” zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i drejtohet kryeministrit Rama duke e quajtur “Buburrec Trendi” dhe i thotë të mos flasë për Kushtetutën pasi sipas tij e ka përdhosur që prej vitit 2008 e deri më tani. "Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!", shton Blushi.

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! THELLOHU E REFLEKTO URGJENT”, shkruan Blushi.

Ndërkohë kryeministri pak më herët në reagimin e tij për Presidentin Meta shkruante se në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd.

"Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!", shkruan Rama.