Politikë

Topalli: Me PD negocioj, vetëm në rast se nuk vendosin Bashën për kryeministër, do të duhet një “Mario Draghi”

Topalli: Me PD negocioj, vetëm në rast se nuk vendosin Bashën

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Repolitix” ka diskutuar sesi do të veprojë pas 25 Prillit në rast se do e gjejë veten në pozicion për krijimin e qeverisë së re me mandatet që ajo mund të sigurojë.

Ish-kryetarja e Parlamentit është shprehur se do të ishte e gatshme të hynte në negociata për formimin e qeverisë me PD, por duke nënvizuar se këta të fundit nuk duhet të propozojnë Lulzim Bashën, por një figurë tjetër për kryeministër. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe për Edi Ramën, si dhe ka shtuar se do të preferonte zgjedhjen e një politikani konsensual si në rastin e Mario Draghi-t në Itali.

"Besoj se do të marrim aq mandate se të bëhemi faktor. Mendoj që asnjëra prej palëve nuk mund të qeverisë e vetme, ne mund të jemi një faktor dhe pastaj i mbetet negociatat dhe më pas negociatat do të ishin me të djathtën, se ne jemi një lëvizje e djathtë dhe unë jam e djathtë. Nuk përfytyrojë që të bëhet negociata për emra, ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të ri zgjedhjes. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-së për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramën dhe atyre që e mbajnë në pushtet",- ka thënë Topalli për gazetarin Denis Minga.

Tiranapost.al