Jozefina Topalli ishte e para që dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me kandidatët për deputetë. Sot është edhe afati i fundit i dorëzimit të listave zyrtare.
Ajo që bie më shumë në sy në listën e partisë 'Lëvizja për Ndryshim', është numri i lartë i kandidateve gra që garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Drejtuesja e partisë, Jozefina Topalli kryeson listën në 4 qarqe; në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë.
Ndërsa bien në sy edhe renditjet lart të kandidateve të tjera në listat përkatëse. Prej javësh zonja Topalli i ka prezantuar ata që iu bashkuan rrugëtimit të saj politik, duke treguar formimin e tyre akademik, disa prej tyre janë emigrantë që duan të japin kontributin e tyre.
Për 8 Mars, festën e nënave, vajzave dhe grave nuk kishte se si të mos vendosej në pah kjo epërsi e partisë së Topallit, ku gratë janë me 50 % nivel përfaqësimi kundrejt burrave. A do kenë gratë e Lëvizjes për Ndryshim një zë më shumë në parlamentin e ardhshëm? Kjo mbetet për t’u parë.
Listat dhe kandidaturat e gjinisë femërore në nivel qarqesh:
Në Qarkun e Tiranës nga 18 kandidatë, janë 8 kandidate gra nga lista me 18 kandidatë (Topalli kryeson listën)
Në Qarkun e Durrësit janë të listuara Topalli dhe shtatë kandidate gra nga 18 në total.
Në Qarkun e Fierit janë 8 kandidate gra, nga 18 në total.
Në Qarkun e Korçës janë 8 kandidate nga 15 në total.
Në Qarkun e Kukësit nga 6 kandidatë, 2 janë gra.
Në Qarkun e Shkodrës janë 8 kandidate gra plus (Jozefina Topalli) e cila kryeson listën nga 18 kandidatë në total.
Në Qarkun Gjirokastër nga 6 kandidatë, dy janë kandidate gra.
Në Qarkun e Beratit nga 9 kandidatë në total, 5 janë kandidate gra.
Në Qarkun e Elbasanit nga 18 kandidatë, 8 janë gra.
Në Qarkun e Dibrës nga 9 kandidatë, 6 janë gra.
Në Qarkun e Vlorës nga 18, 7 janë kandidate gra
Në Qarkun e Lezhës, 5 janë kandidatet gra në listën me 12 kandidatë.
*Tiranapost.al.