Politikë

Thotë po më detyroni! Që Iliri është futur kokë e këmbë në 25 Prill këtë e di çdo patronazhist

Thotë po më detyroni! Që Iliri është futur kokë e

Kryeministri Rama u përgjigjet deklaratave të presidentit Meta, duke thënë se ai është futur kokë e këmbë në fushatë për 25 Prillin. Rama nga takimi me të rinjtë në Tiranë ironizoi duke thënë se këtë e di çdo patronazhist: 'Dhe patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur'.

Edi Rama:

'Iliri thotë po më detyroni për 25 prillin. Që ti je futur kokë e këmbë në fushatë, këtë e di çdo patronazhist Por atë që nuk e di, dhe patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur'.

Një ditë më parë presidenti Meta shprehu revoltimin e tij me banerin vendosur në Gjirokastër ku shihen Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha me tabelën e të arrestuarit në duar dhe një klloun pas shpine. Meta tha se këto foto ia kishte dërguar keshilltari i CDU, Martin Henze në telefon dhe kërcënoi duke thënë: Mos më detyroni të hyj vërtet në garë pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Ilir Meta:

‘Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës’, ishte mesazhi i presidentit.

Thotë po më detyroni! Që Iliri është futur kokë e

Thotë po më detyroni! Që Iliri është futur kokë e

*Tiranapost.al.