Politikë

Të shtëna me armë zjarri në zyrën e PD në Kavajë! Raportohet një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në zyrën e PD në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Sipas raportimeve paraprake prej incidentit ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar, Bledar Okshtuni i cili është qëlluar në këmbë. Ai ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Autori ndodhet në kërkim nga Policia.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërkohë që edhe kryetari i PD, Lulzim Basha është nisur drejt Kavajës.

Në vendngjarje ndodhet edhe kandidatja për deputete e kësaj zone, Grida Duma.

Të shtëna me armë zjarri në zyrën e PD në

Ende nuk është e qartë nëse konflikti ka pasur natyrë përplasje politike apo shkaqe të tjera.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al