Politikë

Tani edhe familjarët e zyrtarëve do të deklarojnë pasuritë

Tani edhe familjarët e zyrtarëve do të deklarojnë

Familjarët e zyrtarëve që po hetohen për krime financiare, duhet gjithashtu të deklarojnë të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

Ku përfshihet bashkëshortja ose bashkëjetuesja dhe persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit.

Maxhoranca ka propozuar sot në kuvend ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke shtuar listën e personave që kanë detyrim të deklarojnë transfertat e tyre bankare brenda apo jashtë vendit.

Ligji aktual thekson se kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ato individë të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ato individë të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo pozicione të ngjashme me to, anëtarë kuvendi ose organe drejtuese të partive politike.

Tiranapost.al