Politikë

Steinmeier takon Ramën: Europa duhet të jetë e hapur për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

Steinmeier takon Ramën: Europa duhet të jetë e hapur për

Kryeministri Rama ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Rama i tha presidentit gjerman se marrëdhëniet mes dy vendeve janë sot në nivelet më të mira.

Steinmeier takon Ramën: Europa duhet të jetë e hapur për

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Gjermanisë për çdo gjë që qeveritë e njëpasnjëshme gjermane kanë bërë për këtë marrëdhënie që është në nivelin më të mirë e sigurisht që mund të bëjmë më shumë por do thoja që deri më tani mbështetja e Gjermanisë në të gjitha frontet ka qenë thebësore për ne. Jemi shumë falenderues. Mendojmë që është gjë shumë e mirë që të kemi një ministër të Jashtëm si president në Gjermani, sepse është shumë e dobishme duke njohur terrenin, njerëzit dhe dinamikën në terren për të gjitha vendet e sidomos për këtë rajon ku siç ju e dini kemi edhe Procesin e Berlinit që po vazhdon që është ripërtërirë dhe falë këtj procesi kanë ndodhur shumë gjëra të mira për rajonin,” tha Rama.

Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha: “Nuk më kujtohet sa herë jemi ulur kemi folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, por vërtet përgëzime që keni arritur një gur të rëndësishëm me nisjen e negociatave për anëtarësim, diçka për të cilën keni punuar mbështetur nga shumë prej anëtarëve tuaj të parlamentit dhe shumica e elitës politike këtu në Shqipëri dhe shpresoj që kjo do të inkurajojë marrjen e hapave të mëtejshëm në integrimin drejt Europës. Kemi folur për reformat, atë në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, kështu që mendoj se progresi është i nevojshëm dhe është i mundur. Jetojmë në kohë të vështira. Sa po flisnim për pasojat e luftës ruse kundër Ukrainës në ekonomitë tona, por ajo që është e sigurt është që jemi në në një situatë ndryshe dhe jam i bindur që Europa jo vetëm do të tregojë bashkim e vendosmëri, po duhet të jetë e hapur për zgjerimin e nevojshëm drejt Ballkanit Perëndimor. E di që ka një lloj pengese për shkak të pritjes derisa anëtarësimi të formalizohet, por edhe qeveritë skeptike janë të bindura që ne duhet ta përshpejtojmë procesin dhe kjo është gjë e mirë”.

Steinmeier takon Ramën: Europa duhet të jetë e hapur për

Steinmeier takon Ramën: Europa duhet të jetë e hapur për