Politikë

Sqarimi i Edi Ramës pse vendosi t’u drejtohet demokratëve: Mund të rrija në shtëpi sot e të thoja hëngshin kokat, por jo sepse është në dëm të vendit

Sqarimi i Edi Ramës pse vendosi t’u drejtohet demokratëve: Mund

Edi Rama ka përsëritur disa herë të njëjtin mesazh drejtuar demokratëve në Shqipëri. Ai nuk është “i lumtur” për situatën në partinë më të madhe opozitare në vend pasi dëmtohet vendi dhe e gjithë korniza institucionale.

Rama thotë pse i është drejtuar sot demokratëve:

“Të ishte puna vetëm për ata të dy edhe mund ta shijoja këtë tragjedi-komedi, por është më shumë se ata të dy. Unë në aspektin personal i kam mundur me shifra, por nuk është personale e as partiake. Nuk mund të jemi ne vendi që na drejtojnë me gisht për çfarë ndodh. Kjo nuk ndodh askund të sulmohet partia. Më vjen turp kur më pyesin miq se ç’po ndodh kështu nga këto foto, me fikëse zjarri që i hidhen syve njerëzve, me gurë e shkopinj bejsbolli që hidheshin nga lart.

Kjo nuk është çështje kundërshtarësh të rinj a të vjetër, por për të kapërcyer këtë llum që shkon përtej socialistë e demokratë, përtej të gjithave. Po të ishte ndryshe nuk vija të flisja sot me ju demokratë, rrija në shtëpi e thoja hëngshin kokat, por më ç’kosto?

Nuk është puna sa interesante mund të më duket fitorja, por këtu dëmtohemi të gjithë nga këta të dy hoçi-doçi që nuk janë problem i imi, por i demokratëve dhe unë nuk jam këtu sot për ti thënë demokratëve që të vijnë te bashkohen me mua, por për ti thënë ejani bëhemi njerëz se politika nuk mund të katandiset në një luftë me çekiçë e fikëse zjarri.”