Politikë

Sot Prokuroria duhet të thërrasë Xhelal Mziun! Video/ Kandidati i PD: Kemi ngritur grupet e gatshme dhe do ta pësojë si ai i Elbasanit

Sot Prokuroria duhet të thërrasë Xhelal Mziun! Video/ Kandidati i

Në një video shfaqet Xhelal Mziu duke bërë thirrje për dhunë dhe shkon më larg, ku fton të gjjthë aktivistët që me synim mbrojtjen e votës, kanë të drejtën ta mbrojnë atë edhe me shembullin e Elbasanit, ku u krye një vrasje.

Xhelal Mziu: “Kemi ngritur grupet e gatshme, nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.”


Sot është dita që Prokuroria të veprojë për të gjjthë ne, për PD që ta distancojë nga këto thirrje dhe për Shqipërinë e 2021.

Video ka dalë sot herët në mëngjes, në ditën e fundit të fushatës. Nesër është heshtje zgjedhore.