Politikë

Ja si i rendit sondazhi ministrat e Ramës. Nga më i pëlqyeri tek më i papëlqyeri

Ja si i rendit sondazhi ministrat e Ramës. Nga më i pëlqyeri tek

Mbrëmjen e sotme është publikuar sondazhi i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB, ku matet niveli i aprovimit të punës së të gjithë ministrave nga publiku. Sondazhi përbëhet nga 1600 intervista të zhvilluara nga data 25 janar deri në 12 Shkurt.

Të tre kryesueset si ministret me performancën më të kënaqeshme janë gra, ku kryeson Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me një nivel aprovimi 49,8%, e ndjekur nga Ministria e Jashtme Olta Xhaçka (45,3%) dhe Belina Balluku e Energjitikës dhe Infrastrukturës (44.3%).

Të pyetur se “sa e kënaqshme është performanca e ministrive dhe ministrave duke u fokusuar në performancën e qeverisë në këto katër vite” shumica (49.8%) janë përgjigjur “kënaqshëm” vetëm për Manastirliun – 48.5% e pakënaqshme, 1.7% nuk u përgjigjën.

Për të gjithë ministrat e tjerë mbizotëron në vlerë më të lartë përqindja “e pakënaqshme”.

Tabela e plotë e sondazhit:

Ja si i rendit sondazhi ministrat e Ramës. Nga më i pëlqyeri tek

tiranapost.al