Politikë

S’më interesojnë koalicionet zgjedhore, vetëm referendumi i 25 prillit

S’më interesojnë koalicionet zgjedhore, vetëm referendumi i

Presidenti Ilir Meta mohoi se po bën thirrje që të votohen partitë opozitare, kur thotë se me 25 Prill do të rivendoset rendi kushtetues dhe se do jetë referendum i shqiptarëve për të ardhmen e vendit.

Meta u pyet gjat konferencës edhe për marrëveshjen e Bashës me Kryemadhin të cilët do kandidojnë me lista të ndara, por ai u përgjigj se kjo nuk është çështje e preisidentit: Problemet zgjidhen me referendumin e 25 prillit

Duke qenë se e njihni situatën pas takimeve me qytetarë, mendoni se marrëveshja e Kryemadhit dhe Bashës e maksimalizojnë votën për të hequr ish aleatin tuaj Ramën?

Meta: Sesi dalin partitë e opozitës dhe qeverisë të dalin si të dëshirojnë, kjo s’është çështje e presidentit, për mua ka rëndësi që të gjithë të bëjnë thirrje që shqiptarët të dalin në zgjedhje të votojnë, se mos u bëjnë lojra dhe i shpërngulin për ti hutuar, shkoni rinovoni kartën siç bëra unë dhe nëse nuk i japin zjgidhje problemeve do hapë presidenca një portal, se ka pasur nga këto historitë e heqjes në punë, marrjes në punë, përdorimit të elementëve të policies, presionet në administratën e shtetit dhe gjithë me radhë, 25 prilli është më e rëndësishme, problemet zgjidhen me referendumin e 25 prillit. Presidenti e ka votën të barabartë me çdo qytetar, kush bën presion ke vota, dhunon pronën private bën gjithë të zezat.

*Tiranapost.al.