Politikë

Shpërbëhen strukturat e LSI dhe LRI në Laprakë, kalojnë tek PS kryetari Gentian Arapaj dhe kryetari i LRI Qamil Nureci

Shpërbëhen strukturat e LSI dhe LRI në Laprakë, kalojnë

Lëvizjet që kanë filluar në Tiranë me luftën e hapur politike mes PS dhe LSI tashmë po zbresin edhe në rang drejtuesish. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI, Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë. 

Edhe pse ditë më parë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bëri një takim me ish-anëtarë të Partisë Socialiste, duke bërë thirrje që socialistët e pakënaqur t’i bashkohen LSI-së, duket se po ndodh e kundërta, pasi edhe drejtuesit e partisë së saj po shfaqen të pakënaqur duke kaluar në radhët e PS./Lexo.al