Politikë

SHBA po flet! Mbrojtja e Dvoranit mesazh i qartë se kush është i miri dhe i keqi

SHBA po flet! Mbrojtja e Dvoranit mesazh i qartë se kush është i

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla ka komentuar vendimin e SHBA për të nderuar Ardian Dvoranin për rolin e tij në reformën në drejtësi. Veliaj shprehet se Reforma në Drejtësi ka qenë shumë pozitive për Bashkinë dhe nderimi i SHBA tregon qartë se kush ka të drejtë në konfliktin politik rreth Dvoranit.

Veliaj: "Një njeri që u godit më gurë e baltë nga dy persona si Sali Berisha dhe Ilir Meta sot le të themi që mori një vajosje, një qetësim.

Kujtoj që ai humbi një njeri në Gërdec.

Ardian Dvorani ka bërë luftën e tij në drejtësi. Amerika po thotë fjalën e saj dhe e ka thënë sot për Dvoranin. SHBA po flet qartë se kush është ne anën e së mirës dhe kush jo. Dvorani qartazi ishte personazhi i mirë në këtë film...

Ka nga ata që nuk duan të ikin Plepat, garda pretoriane...

Në fillim kam humbur 99 nga 100 gjyqe, si ka mundësi i thashë drejtuesit juridik, që ne humbim gjyqet? Drejtori m'u përgjigj: Kryetar ne s'kemi fond për të paguar gjyqtarët...

Tani për të njëjtat çështje ne fizojmë 99 nga 100 gjyqe. Ky është fakt qe reforma në drejtësi është kthyer në favor të të drejtit."

Sokol Balla: Dikush mund të thotë që kur vini në pushtet i kontrolloni ata?

tiranapost.al