Edhe pse ka një mbingopje me batutën si taktikë kur nuk arrin sukses, samiti sot në Bruksel vetëm të tilla prodhoi. Asnjë rezultat final për të ardhmen e Shqipërisë në BE, edhe si pasojë e bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut.
Ja zhvillimet shkurt:
Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, sipas DË. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.
Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore
Kryemistri Edi Rama gjatë fjalës së tij, në konferencën e përbashkët me Vuçiç dhe Kovaçeskin u shpreh se: Më vjen keq për BE-në. BE-ja është e paafatë të çlirojë dy pengje si Shqipëria dhe MV nga Bullgaria. Sot është ditë historike për keq. Ata kanë një problem shumë të madh. Mendoj që do të arrijmë aty, kjo është e sigurt, me shpresë përpara shekullit tjetër. Ne do vazhdojmë të jemi në pozitën deri sa ata të thonë që është faji i tyre dhe jo i joni. Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu. Asnjë surprizë, kishte pak shpresë këtu, e kam të shkruar, lexoni te Tëitter-in tim jo te propaganda serbe.
Gjatë fjalimit të tij nuk kanë munguar edhe batutat me Vuçiç. Rama iu drejtua Vuçiç në një moment, duke e pyetur se pse ndodhet aty, pasi vendimi për negociatat është vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe Presidenti serb ja ktheu se aty janë bashkë dhe se Serbia e mbështet rrugën evropiane të të dy vendeve.
Rama: Pyetja tjetër, pse Vuçiç është këtu me ju, vendimi pritej vetëm për ne dhe RMV?
Vuçiç: Jam i sigurt që po thoje diçka të mirë për mua…! Jo, jemi së bashku. Dhe sot nëse mund të them kështu, dhe besoj se kolegët e mi do bien dakord për këtë, ishte përvojë më pak e këndshme për mua se sa për ta. Megjithatë doja të dëshmoja angazhimin, dedikimin dhe mbështetjen tonë për RMV e Shqipërinë, dhe ata donin të ndanin të njëjtat fjalë me mua. Mund të them që ishin të dobishëm edhe për Serbinë këto diskutime. Nuk është detyrim formal i Serbisë për të qenë mbështetëse për ca çështje për Shqipërinë e RMV, nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë, por kjo është bërë diçka natyrale diçka për të cilën ne jemi krenarë. Do shohim se kush do të jetë i pari që do të mbështesë vendet tuaja. Presim së pari e mbi të gjitha ndihmë e asistencë nga vendet fqinjë.
Vuçiç: Ka dhe njerëz këtu nga Perëndimi, pas takimit të dy liderëve të Shqipërisë dhe Jugosllavisë në 1946, na u deshën 70 vjet para se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë të takoheshin sërish. Para se ne të takoheshim ka pasur fjalë, zënka tërë kohën, por siç mund ta shihni ne mund të diskutojmë për gjithçka. Mund të bashkëpunojmë në mënyrën e duhur. kjo nuk është një gjë e mirë jo për ne të dy, por për popujt tanë.
Rama: Nuk mund të thoni që ai më rekrutoi dhe prandaj po punojmë kaq mirë sepse unë jam aset serb siç të gjithë e dinë të gjithë në territoret shqiptare.
Vuçiç: Na duhet që t’i mbijetojmë situatës e pastaj të bëjmë analiza.
Rama: Nuk i përgjigjesh asnjëherë një gazetari serb që largohet nga salla, por i përgjigjesh një francezi. Më zhgënjeve.