Politikë

Replikat Meta-Basha, PD akuzon Presidentin: tenton të përçajë Partinë Demokratike, nuk i kemi asnjë borxh

Replikat Meta-Basha, PD akuzon Presidentin: tenton të

Nuk kanë kaluar pak minuta dhe Partia Demokratike ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili tha se kreu Lulzim Basha I është lutur në Gjermani që t’i anulonte zgjedhjet, në mënyrë që të shmangeshin dhe protestat.

Në kundërpërgjigjen e saj, PD-ja tha se Meta po përpiqet ta përccajë partinë dhe se e njohin mirë, por e dinë dhe se çfarë aktesh ka kryer. Demokratët nuk i kanë asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhin dot hallet Metës, përfundon PD.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

Tiranapost.al