Politikë

Replika Meta-Yuri Kim në distancë!

Replika Meta-Yuri Kim në distancë!

Presidenti tha për "syri.net" se Edi Rama do ta shohë sesi qytetarët do marrin sfurqet nëse preken votat.

Më herët Edi Rama nga Vlora e kishte përdorur këtë term me ironi kur përshkruante Metën dhe mënyrën sese sot ishte qetësuar dhe fliste për të dielën demokratike, ndërsa tonet janë ashpëruar gjatë intervistës për gazetarin Çim Peka, ku Meta është në një intervistë live.

Meta ka thënë në fillim të intervistës se i ka ardhur një mesazh të ambasadores së cilës nuk i ka kthyer përgjigje, por ka zgjedhur t'i kthejë përgjigje publike për mesazhin, ashtu si dhe për atë që ai e ka konsideruar një "kërcënim" nga ana e ambasadores e cila i ka thënë "ne dimë gjëra për ty".

"Ambasadorja i thotë presidentit “ne dimë ca gjëra për ty”... nxirri të gjitha i thashë unë nuk dua të shkel Kushtetutën. Ta dëgjojë dhe ajo që e dërgon Edi Rama të ngacmojë Presidentin. I kam thënë që do e dërgoj letrën edhe le të thonë ç’të duan. Po jo të më mbrojë një horr një vagabond që do të vjedhë vota."- ka treguar Meta.

Në mesazhin e Metës bie në sy komenti “duhet të kemi frikë nga amerika se ka raketa? Raketa ka edhe Rusia dhe Koreja e Veriut. Ne e duam për demokraci”.

Menjëhere pas këtyra deklaratave vjen ky status i Yuri Kim që duket se i drejtohet direkt Presidentit dhe nënkupton atë kur thotë se "do të mbani përgjegjësi. Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë me qyetarrët që do marrin cfurqet në asnjë pale s'do t'i pëlqeje rezultati në zgjedhjet e 25 prillit’ këto qëndrime meritojnë ndëshkim.

Ata që nxisin dhunë do mbajnë përgjegjesi për fjalët e tyre dhe beprimet. Stop!"

It is unacceptable for anyone to threaten that citizens will take up “pitchforks” on April 25 or if they don’t like the result of elections. These threats deserve condemnation. Those who incite violence will be held responsible for the results of their words and actions. Stop.

Komentet e Metës në përgjigje të ambasadores:

"Më shkruajti Yuri Kim në celular, por nuk i ktheva përgjigje. Po t'i ktheja do i thoja të ndalojë mbështetjen e Edi Ramës dhe të dënojë shkeljen e 5 Qershorit, reformës që e mbështeti SHBA. I them ambasadores që ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo për marrëdhëniet mes Serbisë mes Amerikës, atë e ka tjetër kush. Po të dojë le të vijë këtu në studio bashkë me Edi Ramën. Populli do sovranitetin dhe s’ka punë ambasadorja të më marrë mua në telefon të më kërkojë të kthej Dvoranin në Gjykatën e Lartë, pasi dihet se kush është ai.

Nëse ajo do të kishte reaguar në kohë për atë që ndodhi në Kavajë nuk do të kishte ndodhur vrasje në Elbasan. Dhe ja them hapur që bën gabim që mbështet Edi Ramën. E do Amerika Edi Ramën? Le ta marrë atje. Duhet të kemi frikë nga Amerika se ka raketa? Raketa ka dhe Rusia dhe Koreja e Veriut.. ne e duam per demokracinë dhe standartet e lirisë Amerikën për asgjë tjetër.

Ambasada amerikane të shikojë punën e saj. Dhe të reagojë

Ambasadorja i thotë presidentit “Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”. Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj”

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyre të njëanshme.

E dashur ambasadore këshillo atë të sëmurin psiqik që mos cënojë zgjedhjet. Unë nuk i kam pranuar presionet që më bëjnë dhe nuk kam frikë nga asnjë ambasadë

Tiranapost.al