Politikë

Refuzoni grupet e armatosura që veprojnë nën logot e ndonjë partie. Yuri Kim reagon për Xhelal Mziun

Refuzoni grupet e armatosura që veprojnë nën logot e ndonjë

Me një mesazh pa emra këtë herë, pa një adresim nominal siç është zakonisht në stilin e ambasadores. Yuri Kim ka reaguar me kujdes pas deklaratës së rëndë të Xhelal Mziut, por duke e nisur këtë nga ndjesa e këtij të fundit, ku e quajti si një hap pozitiv dhe të mirëpritur për këdo që reflekton e pendohet se në këto zgjedhje nuk shkohet me grupe të armatosura, por me qytetari dhe me forcën e votës.

Yuri Kim:

Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë logon ndonjë partie politike dhe patrullojnë rrugët i përkasin të kaluarës, një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.

Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.

Refuzoni grupet e armatosura që veprojnë nën logot e ndonjë


*Tiranapost.al