Politikë

Reagon ambasada Amerikane pas deklaratave të Sali Berishës: Do të përdorim të gjitha instrumentet për pandëshkueshmërinë

Reagon ambasada Amerikane pas deklaratave të Sali Berishës: Do të

Ambasada amerikane ka reaguar duke thënë se do përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për t'u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë në Shqipëri. Reagimi vjen pas konferencës së ish kryeministrit Berisha, i cili deklaroi sot se nuk ka asnjë provë, dokument a fakt lidhur me akuzat nga sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe shpalljen nga Dash Non Grata, duke i penguar hyrjen në SHBA për të dhe familjen e tij. Ai tha se Blinken ende nuk ka dërguar prova në gjykatën franceze ku ka bërë padi ndaj Blinken, ndonëse shtoi se nuk kërkon të ndryshohet vendimi, por të ketë sipas tij transparencë.

Reagimi i plotë

“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari amerikan i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Yuri Kim përpara shtypit, medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë“.

Berisha u ndal edhe tek deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, i cila në takimin në selinë e PD me Lulzim Bashën i kërkoi këtij të fundit, të mos fusë Berishën në Parlament duke thënë: Dhe në fakt do ishte një ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj.

Berisha tha se PD duhet t'i kërkojë ambasadores Yuri Kim të kërkojë falje për këtë deklaratë.

Kliko linqet më poshtë për më shumë

*Tiranapost.al.