Politikë

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të Shqipërisë në Samitin e NATO-s

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot bisedën e zhvilluar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në puinimet e Samitit të NATO-s në Madrid.

Përmes disa postimeve në “Twitter” Rama shprehet se përveçse ka dëgjuar fjalët më të mira nga ana e kreut të Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë kanë biseduar edhe në lidhje me marrëdhënien tashmë 100-vjeçare mes dy vendeve dhe mundësinë e një jubileu të madh me këtë rast.

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të

Më herët Rama postoi edhe foto me presidentin Biden, ndërsa njërën prej tyre ku të dy liderët shfaqeshin të buzëqeshur duke biseduar krah njëri-tjetrit e ka cilësuar foton e ditës.

Rama ka zbuluar edhe disa prej pikave të tjera të forta të diskutuara prej tij në Samitin e NATO-s, ku më e rëndësishmja mbetet Kosova.

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të

Statusi i Kryeministrit Edi Rama:

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.

Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Rama zbulon bisedën me Biden dhe kërkesën kryesore të

Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.