Politikë

Rama: Veliajt po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik. Linçimi, i neveritshëm

Rama: Veliajt po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik. Linçimi,

Kryeministri Rama është pyetur sot në konferencën e fundvitit lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj.

“Përkohësisht di që Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve.

Këtë e di me siguri. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim: unë nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri sot ky është qëndrimi im. Mund të bëj komente për vendime të formës së prerë siç kam bërë për një shpifës recidiv. Sa i përket rastit konkret nuk bën përjashtim. Linçimi publik i kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”, tha Rama.