Politikë

Rama u përgjigjet akuzave të Kosovës për draftin e Asociacionit

Rama u përgjigjet akuzave të Kosovës për draftin e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në “Tëitter” në lidhje me akuzat ndaj draftit për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës që Shqipëria propozoi për zgjidhjen e konfliktit.

Rama shkruan se ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur fare se çfarë përmban ky draft kërkojnë vetëm armiq imagjinarë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.