Politikë

Rama tregon pse u largua nga foltorja: Tani jam gati të dëgjoj Bashën

Rama tregon pse u largua nga foltorja: Tani jam gati të dëgjoj

Më shumë se dy herë seanca në kuvend u ndërpre dhe shkak për këtë më shumë se sa largimi i kryeministrit Rama që mungesën e tij e justifikon se ishte i zënë me punë, ishte sepse deputetët e opozitës nuk pranuan të flisnin për programin qeverisës pa qënë Rama prezent.

Kryeministri u rikthye në kuvend dhe thotë se është gati të degjojë kryetarin Basha. Më herët zoti Basha nuk pranoi të fliste pa qënë Rama në seancën plenare.

Deklarata e kryeministrit

Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht, që asnjë deputet ka detyrim të qëndrojë në sallë kur për arsye të ndryshme nuk mund të jetë në sallë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu. Një debat i zgjatur me aq shumë orë saç është kërkuar nuk mund të ndiqet na të gjithë. Çdo gjë që thuhet këtu, shënohet dhe analizohet më pas.

Nuk u largova, nuk erdha në 16.00, për shkak të ngarkesës së punës. Se pasnesër duhet të largohem për shumë ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur. Kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishin ngritur çështjen që unë të jem i pranishëm. Thashë do të vij. Ju bllokuat foltoren. Me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë, me ne nuk keni fituar asnjë herë dhe as do të fitoni asnjë herë. Jam i gatshëm ta dëgjoj. Kryetarin e PD. I qëndroj 100 për qind atyre që thashë sot.

Tiranapost.al