Politikë

Rama thirrje BE-së nga Kroacia: Masat që morët për Kosovën, t’i marrë edhe Serbia!

Rama thirrje BE-së nga Kroacia: Masat që morët për

Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët në Zagreb me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç bëri thirrje, që BE-ja të aplikojë masa ndëshkimi dhe sanksione për Serbinë.

“Masat të merren edhe për Serbinë. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e t.i gëzohet nderit më të lartë , zisë kombare. Ky është kulmi, e papranueshme”

Nga ana e tij kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.