Politikë

Rama takim me ministrat në Dajt për të diskutuar objektivat e mandatit të tretë

Rama takim me ministrat në Dajt për të diskutuar objektivat e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë informale kabinetin e tij qeverisës në një lokal në Dajt, një traditë kjo e kryeministrit për t’u takuar me ministrat pas proceseve zgjedhore.

Raportohet se në takim të gjithë ministrat raportuan për progresin e bërë në dikasteret që ata drejtojnë, ndërkohë që pjesa e dytë e takimit u përqëndrua në priorietet për 4 vitet e ardhshme për çdo ministri, ndonëse ende nuk dihet nëse do të ketë një rikonfigurim të formacionit qeveritar me largime apo prurje të reja.

Tiranapost.al