Rama: Shqipëria s’ka shumë varësi ekonomike nga Rusia, rritja e energjisë do varet nga çmimet në tregjet ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas samitit të NATO-s në lidhje me luftën në Ukrainë u shpreh se situata është tragjike, por që Shqipëria nuk është e varur ekonomikisht nga Rusia. Rama nga ana tjetër tha se kjo krizë ka sjellë rritje të çmimeve të energjisë, por shtoi tha se qeveria është zotuar dhe nuk do të prek çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
''E para ne nuk e prodhojmë energjinë vetë. S’e ka bërë asnjëherë që nga dita e parë e demokracisë. E dyta ne blejmë në tregjet ndërkombëtare dhe ka rëndësi çmimi i tyre në tregjet dërkombëtare. Ne e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë. Këto e bëjnë Shqipërinë vunerabël ndaj konjekturës ndërkombëtare'', tha Rama.
“Ne jemi pjesë e këshillit të sigurimit të OKB dhe jo vetëm kaq por edhe bashkë pengmbajtëse me SHBA në KS gjë që e ka bërë me dije botërisht qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancat më të lartë të politikës ndërkombëtare. Ne i ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe mendje njerëzit në Ukrainë dhe lidershipin ukrainas që kërcënohet për vetë jetën.
Nuk e di a e ndoqët gjatë ditës qoftë presidentin Zeneslky tanimë i veshur me uniformë ushtarake apo ish presidentin Poroshenko i cili po ashtu gjendej i armatosur në një nga lagjet e Kievit. Është një situatë tragjike por nga ana tjetër është zhvillim që ka sfiduar arkitekturën e sigurisë në Europë dhe ngrehinën instucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themeli e saj. Të drejtë ndërkombëtare dhe ligji ndërkombëtar.
Sot në Samit është kurorëzuar një punë dhe komunikim intensive. Sekretari i Përgjithshëm i ka bërë me dije detajet e samitit. M’u duk e udhës të mbanim këtë konferencë për të folur për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë që ndryshe nga shumë vendet e tjera të NATO, varësira të konsiderueshme ekonomike apo tregtare me Rusinë. Por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë apo edhe Ukrainën që urojmë dhe shpresojmë që të kthehet në normalitet por faktikisht është shumë larg sot nga normaliteti.
Sot është më e qartë se dje ajo që ka filluar të ndjehet muaj më parë me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare apo me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës gjë që i ka pararendur këtij momenti si erë drithëruese në shpinën e shteteve. Ka një valë inflacioni të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi si pasojë e rikthimit të ekonomisë pas mbylljes dhe shtrëngimit të madh nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë.