Politikë

Rama reagon për incidentin në Kavajë: Autori të vihet në pranga sa më shpejt! Politizimi është po aq i keq sa ngjarja

Rama reagon për incidentin në Kavajë: Autori të vihet

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” ka reaguar për ngjarjen në Kavajë ku një simpatizant i PD është qëlluar me armë zjarri nga një person me precedent penal. Rama shkruan se plagosja është e papranueshme dhe bën thirrje që autori të vihet në pranga sa më shpjet.

Rama shton se politizimi i ngjarjes është po aq i dëmshëm sa vetë indicidenti dhe fton Lulzim Bashën të bashkëpunojë me të për drejtësinë pa nxitur tension, ndërkohë që mesazhi për Ilir Metën është të “ndalë fushatën idioteske të tensionimit”.

Statusi i kryeministrit Edi Rama:

Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!

Tiranapost.al