Politikë

Rama për vizitën e tij në Bruksel: Ditë pozitive dhe produktive; morëm vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Rama për vizitën e tij në Bruksel: Ditë pozitive dhe

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka dhënë një përmbledhje të shkurtër për vizitën zyrtare në Bruksel ku është takuar me drejtuesit e BE, si Kryetaren e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryediplomatin europian Josep Borrell, kreun e Parlamentit Europian David Sassoli dhe të tjerë.

Rama ka shkruar se vizita ka qenë produktive dhe pozitive dhe në bashkëbisedime me zyrtarët në Bruksel ka marrë vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.

Statusi i kryeministrit Rama:

Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë.

????Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë?

Posted by Edi Rama on Monday, 1 March 2021

Tiranapost.al