Politikë

Rama për ndalimin e iftarëve: Paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! E diela shënon fundin e mallkimit të së shkuarës

Rama për ndalimin e iftarëve: Paramilitarët e “mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter për ngjarjen e ditës së djeshme ku militantët e PD të drejtuar nga Florenc Hoxha, kanë ndaluar dhunshëm disa besimtarë myslimanë që kishin me vete ushqime për iftar, pasi u dyshua se ata mund të ishin duke shpërndarë ndihma në këmbim të votave.

Rama është shprehur se paramilitarë “të mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar dhe ka bërë thirrje për qetësi, durim dhe besim duke shtuar se diela do të shënojnë fundin e mallikimit të së shkuarës.

Statusi i kryeministrit Rama:

Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve.

Tiranapost.al