Politikë

Rama e komenton kështu marrëveshjen mes Kurtit dhe Vucic në Ohër

Rama e komenton kështu marrëveshjen mes Kurtit dhe Vucic në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Twitter.

Pas një takimi 12 orësh në Ohër, Kurti dhe Vuçiç ranë dakort parimisht për normalizimin e ,arrëdhënieve, por ende nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar.