Politikë

Rama për mandatin e Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët

Rama për mandatin e Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese nuk mund

Kryeministri Edi Rama ka folur në Real Story edhe mandatin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka ku tha se Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm.

Sipas kreut të qeverisë, nuk mund të urdhërohen deputetët sesi duhet të votojnë dhe shtoi se kjo nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.


Edi Rama: Edhe një herë që të jemi shumë të qartë se është shumë e rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje fare këto gjëra me njëra tjetrën. Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm. Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane