Politikë

Rama për dialogun Kosovë-Serbi, thirrje Gjermanisë dhe Francës t’i japin drejtim

Rama për dialogun Kosovë-Serbi, thirrje Gjermanisë dhe

Kryeministri Rama e cilësoi të tejzgjatur çështjen e dialogut Kosov-Serbi, duke iu kërkuar liderëve të Gjermanisë dhe Francës që të mos e lënë në një nivel të ulët, por në krye.

Nga konferenca vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, kryeministri theksoi se përfshirja e Francës dhe Gjermanisë, apo dhe të tjerët, është e rëndësishme në këtë proces dialogu.

Edi Rama:

Besoj fort, është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosove. Është tejzgjatur për një kohë të gjatë, dhe është parë sipas meje në mënyrë jo korrekte, kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ulët se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivelin më të lartë, përfshirja e Francës dhe Gjermanisë, apo dhe të tjerët, është e rëndësishme. Nuk shoh se si dy palët të mund ta bëjnë këtë më vete, por e di që s’është e mundur.

*Tiranapost.al