Politikë

Rama për BBC: Britanikët nuk janë të gjithë James Bond e Mr.Bean dhe as shqiptarët nuk janë si tek filmi ‘Taken’

Rama për BBC: Britanikët nuk janë të gjithë James Bond

Në një intervistë për BBC, në programin “Today” Rama ka folur rreth çështjes së emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë përmes La Manche.

Kryeministri shqiptar e vuri theksin edhe tek mënyra negative dhe përgjithësimi që u bëhet emigrantëve shqiptarë, duke kujtuar personazhe britanike të njohura si dhe filmin “Taken”.

“Sa më takon mua, jam këtu të sigurohem që të gjithë ta dëgjojnë qartë dhe fort se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat. Ashtu si Britania nuk është vetëm Xhejms Bond apo Mr. Bean, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken”. Ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm, drejtojmë automjetet, ndërtojmë, gatuajmë dhe madje edhe këndojmë për ju, kështu që nuk kemi të bëjmë vetëm me barkat, kemi të bëjmë me një çështje komplekse, që lidhet sigurisht me ambicien dhe nevojat e njerëzve në anën tonë të botës që të shkojnë në vende ku e imagjinojnë të ardhmen më shumë në duart e tyre dhe më shpejt”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Është e vërtetë që me forcimin e bashkëpunimit tonë ka disa rezultate të qarta që, me të drejtë, kryeministri dhe qeveria këtu po i theksojnë, por, nga ana tjetër, ne refuzojmë dhe do të refuzojmë gjithnjë këtë përzierjen e disa kriminelëve me shqiptarët si të tillë, pasi t’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim.