Politikë

Rama për aeroportin e Kukësit: Për 60 ditë do të fillojnë fluturimet ndërkombëtare

Rama për aeroportin e Kukësit: Për 60 ditë do të

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka folur në lidhje me procesin e certifikimit të plotë të aeroportit të ri ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”, për të cilën PD tha se nuk ka standarte sigurie.

Rama ka shpjeguar se pas hapjes së një aeroporti nevojiten 60 ditë për të bërë certifikimin e plotë dhe për të mbyllur marrëveshjet me kompanitë ajrore, të cilat sipas Ramës kanë shprehur interes të madh për të operuar në aeroportin e ri.

"Ishte bërë për krizën, nuk ishte bërë për të futur Kukësin në hartën e fluturimeve ndërkombëtare. Nuk e kishte bërë emiri jashtë standardeve, emiri e kishte bërë për të ndihmuar refugjatët, kupton? Po si nuk ka mundësi që nuk shikoni dot një gjë dhe të thoni: ok, shyqyr, sa mirë që u bë, por çdo gjëje do t’i gjeni bishta, por çdo gjë do ta nxini, por çdo gjë do ta pocaqisni. Po si ka mundësi? Apo juve ju rritet adrenalina kur flisni keq? Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Është e vërtetë që nuk ka fluturime ndërkombëtare, se që ta mësosh ti, më këtë rast t’ua shpjegojmë edhe atyre që akoma s’e kanë mësuar, megjithëse e shpjeguam. Aeroporti bëhet fillimisht njëherë operacional, që ta dish ti, ta kuptosh. Bëhet operacional. Dhe çdo aeroport i ri bëhet operacional si aeroport i brendshëm. Dhe pastaj ka një periudhë kohore që është minimumi 50-60 ditë, maksimumi mund të shkojë edhe më shumë, që aeroporti të fillojë të bëjë marrëveshje me kompanitë, se si do të bëhen fluturimet ndërkombëtare, duke thënë u hap, hajdeni? Do të bëhen marrëveshje me kompanitë. Janë disa kompani të interesuara që do të bëjnë marrëveshje me aeroportin e Kukësit për fluturimet, do të bëjnë testimet e tyre, do të bëjnë verifikimet e tyre, dhe në datën 17 qershor",- ka thënë Rama në “Report TV”.

Tiranapost.al