Politikë

Ditmir Bushati nuk është as zyrtarisht në PS! Emri ish-ministrit nuk figuron as në Asamble dhe as në Kryesi më

Ditmir Bushati nuk është as zyrtarisht në PS! Emri ish-ministrit

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati është tashmë i larguar plotësisht nga PS. Emri i tij nuk figuron më as në Asamble dhe as në Kryesinë e PS.

Edhe pse një nga prurjet e Edi Ramës, me ish-ministrin duket se Edi Rama ka prerë çdo fije.

Mesa duket mosmarrëveshjet mes Ditmir Bushatit dhe Edi Ramës nuk kanë gjetur një urë komunikimi apo të vijimësisë së bashkëpunimit politik, siç u duk para tre vjetësh kur mes të dyve u duk se pati një riafrim pasi largimit të tij si ministër, më pas si deputet.

Bushati para tre vjetësh u propozua për në Kryesinë e PS dhe doli më i votuari.

Sot pas tre vjetësh emri i tij nuk rezulton më.

Ne media ka patur teori të ndryshme për këtë ftohje, e cila nuk ka ardhur për skandale korruptive, apo gafa politike, por që askush nuk e kupton se çfarë ka ndodhur mes kryetarit Edi Rama dhe më të votuarit e Asamblesë, apo ministrit dikur ndër më të afërtit me kryeministrin Rama.

Në një kohë kur në PS po rehabilitohen jo pak skandale, nje profil politik pa asnjë të tillë mbetet jashtë gardhit…??!!