Politikë

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it rreth tij

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it

Rama mohon të ketë bërë botox në ballë edhe pse në disa foto rrudhat duken të zbehta. Nuk do ishte çudi që ta bënte edhe këtë pasi çdo gjë që ka të bëjë me pamjen duket kaq e besueshme për Edi Ramën, por vetë ai ka dhënë këtë sqarim, gjatë takimit elektoral me gratë në Tiranë:

"Lajm i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, i bëjnë botoks fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t`i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë, për t`ia zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi. Lëkura ime papritur është bërë si e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye pse nuk jam aq i ngrysur, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time. Kjo arsye nuk është botox-i, kjo arsye është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri. Dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve dhe gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë dhe takojnë nipat e mbesat"".

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it

Rama nis fjalën në takimin me gratë për lajmin e Botox-it

*Tiranapost.al.