Politikë

Rama nga Vlora: Tregojini atij turpi kombëtar që quhet President, që nuk ka parë gjë akoma

Rama nga Vlora: Tregojini atij turpi kombëtar që quhet President,

Kryeministri Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës së PS në qytetin e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që me votën e tyre të lenë në histori Ilir Metën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën të cilët i ka cilësuar “paçavuret e së shkuarës”.

Pjesë nga fjalimi i Edi Ramës:

Tregojini gjithë Shqipërisë dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet president që nuk ka parë gjë akoma. Kur më pyeti një ditë Damjani dhe më tha “s’po e marr vesh na mbeti Likja në Vlorë”, i thashë është ajo puna e derës së xhamisë. Ka vajtur në dera e xhamisë. Dhe në 25 Prill Shqipëria do e lerë në histori atë, Saliun, Monikën dhe tërë paçavuret e së kaluarës.

Ne nuk kemi bërë ende atë transformim që është misioni jonë ta bëjmë dhe që do e bëjmë dhe do të jetë Vlora që do e tërheqë lokomotivën e ndryshimit, pasionit dhe atdhedashurisë të misionit tonë për Shqipërinë. Vlora është vendi më i bukur ku mund të nisemi për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a e mbani mend si e lanë Vlorën? Të majtët thoshin ne ata i kemi në xhep, të djathtët theshin ata me ne s’bëhen kurrë dhe kishin lënë pas dore këtë qytet që i jep kuptim shqiptarisë.

Sot Vlora flet me pamjen e saj, ndryshimin dhe numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla dhe me entuziazmin tuaj.

Tiranapost.al