Politikë

Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbysin dhe Parisin, Kryemadhi: Krahason me Europën, spitalin në Fier e bën për fushatë

Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbysin dhe Parisin,

Kryeministri Rama nga Vlora ku inspektoi situatën pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëmëve të shkaktuara foli për tre projektet ndërsa përmendi dhe Parisin, duke thënë se në situata të tilla Përmbytje ka dhe në Paris.

Rama: Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbysin edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. Problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga një takim në Komunën e Dajtit tha se kryemnistri bën krahasime me Europën, kur sipas saj situata është tragjike.

Kryemadhi: Njerëzit nuk kanë punë, përmbytjet, e Rama thotë se edhe Parisi përmbytet. Situata është tragjike. Papunësia ka prekur shqiptarët dhe të rinjtë po ikin, pa garanci për të ardhmen. Edhe mjekët po ikin në Gjermani. Ndryshimi nuk ka të bëjë me flamujt politikë, por ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ne aspirojmë që të jemi pjesëtarë të BE-së. Edhe Spitalin në Fier e bën për fushatë.

Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbysin dhe Parisin,

Me 25 prill, Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare. 

*Tiranapost.al.