Politikë

Rama: S’kemi probleme me stabilitetin politik! Protestat ndodhin sepse jemi vend ku të gjithë janë kryeministra më vete

Rama: S’kemi probleme me stabilitetin politik! Protestat ndodhin sepse

Kryeministri Edi Rama tha në takimin me biznesmenët holandezë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik në vend dhe se protestat ndodhnin pasi në Shqipëri janë të gjithë kryeministra më vete.

“Sa i takon stabilitetit politik, po kemi ndonjëherë protesta, në 2000 metërshin katror të sheshin përballë Kryeministrisë, sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete. Ndonjëherë kryeministri i vërtetë është shumë bezdi, por nuk çon kurrëkund, por është vetëm një element spazmatik i jetës tonë. Duket si Holanda. Unë mendoj se çfarë po kaloni me fermerët sot për sot në Shqipëri do të quhej dhunë brutale. Asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik dhe asgjë për t’u shqetësuar për faktin që jeni i huaj apo kompani e huaj sepse ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja”, u shpreh Rama