Politikë

Rama: Në 25 Prill zgjedhja është mes reformës në drejtësi dhe koalicionit KÇK

Rama: Në 25 Prill zgjedhja është mes reformës në

Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalës së mbajtur për programin e PS për shëndetësinë nuk ka harruar të përmendë kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 25 Prillit, PD dhe LSI.

Rama është shprehur se shqiptarët gjenden mes dy alternativave në këtë cikël zgjedhor. Ata mund të votojnë për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj, ose për aleancën “kap ç’të kapësh” mes PD dhe LSI.

Deklarata e Ramës:

Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër. Kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret. Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve.

Tiranapost.al